WWW.XONINET.NICETHEME.COM
December 2017
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Calendar Calendar

Top posters
xoninet (330)
 
xsas (159)
 
stv2008 (56)
 
007 (10)
 
rida (7)
 
geni (3)
 
cari (1)
 
hacker (1)
 
besfort halimki (1)
 
ramizisia (1)
 

Sondazh
Statistikat
Forumi ka 74 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri ardian

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 553 artikuj v 432 temat
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search


Terminatori kundër Italisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

MESAZHI Terminatori kundër Italisë

Mesazh nga xsas prej Tue 24 Mar 2009, 12:24

Terminatori kundër Italisë
Fatos Beqiraj është ftuar në Kombëtaren A të Malit të Zi, për dy ndeshjet e radhës kundër Italisë dhe Gjeorgjisë. Sulmuesi kosovar është shumë i lumtur që do ta realizojë ëndrrën – të luajë kundër kampionëve të botës. Nëse mposhtin Azzurrët, i ashtuquajturi ‘Terminatori’ nga tifozët malazezë, beson se do t’ia hapin vetes rrugën për një kualifikim të mundshëm në Botërorin 2010.


Trajneri i përfaqësueses së Malit të Zi, Zoran Filipoviç, ka publikuar listën për dy ndeshjet e radhës që do t’i zhvillojë kundër Italisë dhe Gjeorgjisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2010.

Në mesin e të ftuarve është edhe sulmuesi i skuadrës së Buduçnostit, Fatos Beçiraj, i cili për herën e parë ftohet në Kombëtaren A të Malit të Zi. Sulmuesi kosovar me paraqitjet e tij në elitën e futbollit malazez ka bindur trajnerin Filipoviç t’i bëjë një vend në skuadër.

Ish-sulmuesi i Besës nga Peja, ka thënë se këtë ftesë e ka pritur qe një kohë të gjatë, derisa kohën e fundit tregon se iu kishin ‘shuar’ shpresat për një grumbullim të mundshëm me përfaqësuesen A të Malit të Zi, për shkak të lëndimeve që e kishin lënë jashtë fushës për disa javë dhe formës jo të mirë.

Megjithatë, ai është shumë i lumtur që do të jetë pjesë e përfaqësueses malazeze në përballjen e 28 marsit kundër kampionëve të botës.

“Jam shumë i lumtur që do të luajë kundër kampionëve të botës, këtë e kam pasur ëndërr. Ky është një sukses i madh për mua”, ka thënë Beqiraj për Express të dielën.

Beqiraj beson se të shtunën do të debutojë në fanellën e Malit të Zi, edhe pse, pjesë e repartit sulmuesi në Kombëtaren malazeze do të jenë disa futbollistë të spikatur si Stevan Jovetic (Fiorentina) dhe Radomir Dalovic (Rapid Bukurest).

“Pasi trajneri e ka ftuar vetëm një sulmues klasik, atëherë ka gjasa shumë të mëdha që kundër Italisë të inkuadrohem në lojë”, theksoi ‘Terminatori’, siç e quajnë në Mal të Zi.

“Kundër Italisë do të jetë shumë vështirë, mirëpo me angazhimin e të gjithë futbollistëve dhe përkrahjen e shikuesve, besoj se do ta nxjerrim një rezultat pozitiv”, shtoi njëri ndër lojtarët kryesorë të Buduçnostit.

Përfaqësuesja malazeze në Grupin e 8 zë vendin e katërt me vetëm dy pikë të tubuara, tetë më pak se lideri i tabelës, Italia.

“Grupi është shumë i vështirë, nëse mposhtim Italinë, atëherë situata do të ndryshohet në grup dhe mund të shpresojmë për një kualifikim të mundshëm”, theksoi Beqiraj, i cili këtë sezon ka realizuar 11 gola.

Fatos Beqiraj që nga shtatori i vitit të kaluar ishte pjesë e përfaqësueses U-21 të Malit të Zi. Në fanellën e shpresave malazeze sulmuesi pejan ka zhvilluar dy ndeshje, derisa ka debutuar kundër Bullgarisë.
avatar
xsas
Super Moderator
Super Moderator

Male
Numri i postimeve : 159
Sa vjeq\e jeni : 28
Nga jeni : Karaçeva
Hobi juaj : Basketbolli
Sheno vendodhjen tënde : N'mission ne Saturn
Reputacion : 0
poenat : 319725
Data e rexhistrimit : 17/03/2009

http://www.sami-keka.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi