WWW.XONINET.NICETHEME.COM
December 2017
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Calendar Calendar

Top posters
xoninet (330)
 
xsas (159)
 
stv2008 (56)
 
007 (10)
 
rida (7)
 
geni (3)
 
cari (1)
 
hacker (1)
 
besfort halimki (1)
 
ramizisia (1)
 

Sondazh
Statistikat
Forumi ka 74 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri ardian

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 553 artikuj v 432 temat
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search


Klitschko ndal Gomezin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

MESAZHI Klitschko ndal Gomezin

Mesazh nga xsas prej Tue 24 Mar 2009, 12:30

Klitschko ndal Gomezin
Vitali Klitschko mposhti Juan Carlos Gomezin me nokaut teknik në raundin e nëntë dhe mbrojti titullin në versionin WBC të kategorisë së rëndë. Ukrainasi shpërndau goditje të forta, duke shpartalluar mbrojtjen e kubanezit dhe tani synon titullin e vetëm që ndan familjen Klitschko – WBA.

Vitali Klitschko mbrojti titullin në kategorinë e rëndë në boks të versionit WBC, duke mposhtur kubanin, Juan Carlos Gomez me nokaut teknik në raundin e nëntë në Stuttgart.

Klitschko ishte pensionuar më 2005, pas një serie të lëndimeve para se të rikthejë titullin WBC në tetor me fitoren kundër Samuel Peterit, iu desh të luftojë shumë për të mposhtur Gomezin e gjakosur. “E njihja mirë Gomezin dhe e kam ditur se nuk do të jetë lehtë”, tha Klitschko pas meçit.

“Pas raundit të gjashtë filloi të më humbë durimi, por e kam ditur se nuk i ka mbetur edhe shumë fuqi”, shtoi ai. Ukrainasi 37 vjeç ishte 10 centimetra më i gjatë se kundërshtari i tij 35 vjeç, dhe filloi ngadalë, por gradualisht përforcoi sulmet.

Klitschko u mundua të shpartallojë mbrojtjen e Gomezit me disa goditje të forta në trup dhe kokë, të cilat në raundin e katërt i krijuan kubanit një të çarë në syrin e djathtë. Derisa syri i mbyllej, Gomez kishte probleme për të bllokuar goditjet e fuqishme të Klitschkos me dorën e djathtë, por edhe kombinimet të cilat e dërrmuan edhe më tepër në raundin e gjashtë.

Gomez u rrëzua në gjunjë në raundin e shtatë, pasi një goditjeje të fortë me të djathtën nga Klitschko. Kubani mori një numër të madh të goditjeve, por disi arriti të qëndrojë në këmbë.

Ai rezistoi edhe dy raunde të tjera para se Klitschko ta dërgojë në kënd dhe të fillojë ta godasë me seri, që detyroi gjyqtarin ta ndërpresë përballjen, një minutë e 11 sekonda pa përfunduar raundi.

“Tani dua titullin e vetëm që ndan familjen Klitschko”, tha Vitali, duke iu referuar titullit WBA që mban rusi, Nikolai Valuev. Vëllai i Vitalit, Vladimir mban kurorat në versionet WBO dhe IBF.
avatar
xsas
Super Moderator
Super Moderator

Male
Numri i postimeve : 159
Sa vjeq\e jeni : 28
Nga jeni : Karaçeva
Hobi juaj : Basketbolli
Sheno vendodhjen tënde : N'mission ne Saturn
Reputacion : 0
poenat : 319825
Data e rexhistrimit : 17/03/2009

http://www.sami-keka.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi