WWW.XONINET.NICETHEME.COM
December 2017
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Calendar Calendar

Top posters
xoninet (330)
 
xsas (159)
 
stv2008 (56)
 
007 (10)
 
rida (7)
 
geni (3)
 
cari (1)
 
hacker (1)
 
besfort halimki (1)
 
ramizisia (1)
 

Sondazh
Statistikat
Forumi ka 74 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri ardian

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 553 artikuj v 432 temat
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search


Mësime për krijimin e faqeve të uebit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

default Mësime për krijimin e faqeve të uebit

Mesazh nga xoninet prej Fri 10 Apr 2009, 16:42

Mësime për krijimin e faqeve të uebit
Gjuha HTML (HyperText Markup Language) është gjuhë për përpunimin e dokumenteve për tregim në shfletues të uebit. Shfletuesi ose ekploruesi i uebit është program i cili mundëson që dokumenti të hapet nga përdoruesi, pa marrë parasysh se cili sistem drejtues përdoret. Gjuha HTML është gjuhë universale e komunikimit, sipas protokolit të transferimit të dokumenteve HTTP (HyperText Transfer Protocol). Nëse shikoni lartë, majtas në fushën e adresës e shihni
Kodi:
http://www.portashqipe.com/edukim/mesime/html/
Pas www tregohet emri i domenit të regjistruar për këtë sajt, thyesa përdoret për të treguar dosjen ku gjendet ku dokument. Dosja mund të vendoset në dosje tjetër. Ky dokument i uebit gjendet në dosjen me emrin html brenda dosjes me emrin mësime e cila është brenda dosjes edukim. Emri i domentit nuk tregohet sepse kjo është faqja kryesore e dosjes html. Ky dokument quhet index.html. Nese e shkruani index.html në fund do të shihni se dokumenti i njëjtë hapet.
Uebi ose Uebi i Gjërë Botëror (World Wide Web) është pjesë e internetit. Interneti ka edhe shërbime tjera për shembull postën elektronike, shkurtimisht e-posta, anglisht e-post ose e-mail.
Për krijimin e faqeve të uebit përdoren etiketa të cilat e udhëzojnë shfletuesin se si të shfaqen elementet në dokumentin e shkarkuar nga serveri i uebit. Këto etiketa janë caktuar nga organizata The World Wide Web Consortium (W3C) e cila e ka shpikur internetin. Si baba i internetit njihet profesori Tim Berners-Lee.
Për të përpunuar faqe të internetit në HTML nuk ju duhet më shumë se një program i thjeshtë i përpunimit të tekstit, për shembull blloku i shënimeve i Windows-it . Me rëndësi është që skedari të ruhet me prapashtesën .htm apo html.
Blloku i shënimeve quhet anglisht Notepad. Për të hapur këtë program me Windows Vista kliko në pullën Nis (Start) shkruaj në fushën e kërkimit Notepad dhe shtype pullën Enter.
Hapja e bllokut të shënimeve (Windows Vista: Notepad)

Për të krijuar një faqe të uebit, kopjo këtë kod më poshtë dhe ngjite aty.
Kodi:
<html>
<head>
<title>Titulli i faqes</title>
</head>
<body>
Kjo është faqja ime e parë në gjuhën HTML.
</body>
</html>
Kopjimi dhe ngjitja e tekstit në dritaren e bllokut të shënimeve nga shembulli i kodit më lartë

Sikur që e shihni tek titulli dokumenti nuk është ruajtur ende dhe prandaj është “Pa titull”. Ruaj dokumentin me prapashtesën .html ose htm. Kjo është e domoshdoshme që dokumenti të hapet në shfletues.
Ekzistojnë dy prapashtesa për dokumente të uebit (.htm dhe .html) sepse në të kaluarën nuk ka qenë e mundur për disa sisteme të përdoret më shumë se tre shkonja si prapashtesë. Por tani kjo është e mundur me të gjitha platformat dhe sistemet.
Përpos prapashtesës duhet të ndërroni edhe tipin e dokumentit në programin Blloku i shënimeve. Nëse nuk e ndërroni tipin atëherë sistemi drejtues Windows e ruan dokumentit automatikisht si dokument i tekstit dhe nuk mund të hapet në shfletues.
Ruajtja e skedarit si dokument i uebit

Enkodimi është me rëndësi kur përdoret skript i serverit. Për dokument statik të HTML-it nuk ka rëndësi enkodimi, por mënyra e përdorimit të tekstit të veçantë. Në imazhin më lartë tregohet enkodimi UTF-8. Ky enkodim kujdeset që kodi i shkruar të tregohet si duhet në kompjuterin në të cilin hapet ajo faqe pa marrë parasysh se cilin sistem drejtues përdoret pas ngarkimit në shfletues

Disa rregulla:
Emri i dokumentit nuk mund të ketë zbrazëti në mes fjalëve. Shiko shembullin më lartë. Unë e kam ruajtur dokumentin me emrin faqja_e_uebit.html dhe jo faqja e uebit.html. E njëjta vlen edhe për imazhet dhe dokumentet tjera të uebit. Më së shumti përdoret nënviza për të ndarë fjalët dhe këtë e kupton edhe makina e kërkimit.
Edhe nëse përdoret zbrazëti dokumenti tregohet në disa shfletues pa vështirësi, sepse automatikisht vendoset kod në vend të zbrazëtisë. Për shembull Windows do ta tregonte dokumentin me emrin faqja e uebit.html si faqja%20e%20uebit.html. Kodi %20 do të thotë zbrazëti, por kështu duket keq dhe gati nuk mund të lexohet teksti i shkruar.
Mos i përdorni germën shqipe ë dhe ç si emër të dokumentit, sepse nuk mund të vendoset ashtu në server të uebit.
Kur ruani dokumente për ueb, mos harroni se faqja nuk është vendosur aty për ju, por për vdekatarët tjerë. Shkruani emrin e dokumentit që të lexohet pa vështirësi nga të gjithë, për shembull nëse e keni vendosur një faqe me këshilla për telefon vendose dokumentin kështu në server të uebit keshilla_per_perdorimin_e_telefonit.html e jo kshllprdrtlf00567895clp.html.
Pas ruajtjes së dokumentit, hape dosjen ku e ke ruajtur atë dhe kliko dyfish në ikonën mbi emrin e tekstit:
Ikona e skedarit pas ruajtjes. Pamja varet nga shfletuesi juaj i parapëlqyer për hapjen e dokumenteve të uebit dhe mund të duket ndryshe.

Dokumenti hapet tani automatikisht në shfletues dhe duket kështu:
Hapja e dokumentit në shfletues. Pamja varet nga shfletuesi juaj dhe mund të duket ndryshe.

Sqarim i etiketave të përdorura këtu

<HTML>...</HTML>
I tregojmë shfletuesit se ky dokument është dokument i shkruar në gjuhën HTML
<TITLE>...</TITLE>
Ky është titulli i dokumentit, tregohet në krye të dritares së shfletuesit.

<BODY>...</BODY>
Kjo është pjesa kryesore e dokumentit. Gjithçka që shkruhet këtu tregohet në shfletues.
Çdo etiketë e hapur <> duhet të mbyllet </> Nuk ka dallim për etiketat se a përdoren germa të mëdha apo të vogla apo së bashku, për shembull <HtMl>...</htmL>. Kjo nuk vlen për emrat e dokumenteve, të imazheve ose fontit
New Song : Lenttzz. ft casp3r - Hajde
Total Time : 3.07

Produced By: ALL IN RECORDS.
shkarko ketu Sad

_________________
xoninet kosovë--Karaçevë
avatar
xoninet
SUPER ADMINISTRATOR 100 %
SUPER ADMINISTRATOR 100 %

Male
Numri i postimeve : 330
Sa vjeq\e jeni : 32
Nga jeni : KOSOVA
Hobi juaj : SPORT
Sheno vendodhjen tënde : këtu jam
Reputacion : 1
poenat : 321996
Data e rexhistrimit : 26/02/2009

http://xoninet.nicetheme.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi