WWW.XONINET.NICETHEME.COM
December 2017
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Calendar Calendar

Top posters
xoninet (330)
 
xsas (159)
 
stv2008 (56)
 
007 (10)
 
rida (7)
 
geni (3)
 
cari (1)
 
hacker (1)
 
besfort halimki (1)
 
ramizisia (1)
 

Sondazh
Statistikat
Forumi ka 74 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri ardian

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 553 artikuj v 432 temat
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search


Lamtumirë, Besiana

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

MESAZHI Lamtumirë, Besiana

Mesazh nga xsas prej Mon 18 May 2009, 12:11

Lamtumirë, Besiana

Pas Dritës, Istogut dhe 2 Korrikut, edhe Besiana, sipas të gjitha gjasave, do t’i thotë lamtumirë Superligës, pas humbjes në shtëpi nga Trepça ‘89. Nga lufta për mbijetesë, Trepça është ngjitur në vendin e tretë, pasi ka mposhtur bindshëm Prishtinën në Mitrovicë, derisa Drenica është futur në zonën e rrezikshme pas disfatës nga Hysi.

Pas Dritës, Istogut dhe 2 Korrikut, edhe Besiana, sipas të gjitha gjasave, do t’i thotë lamtumirë Superligës, pas humbjes në shtëpi nga Trepça ‘89. Nga lufta për mbijetesë, Trepça është ngjitur në vendin e tretë, pasi ka mposhtur bindshëm Prishtinën në Mitrovicë, derisa Drenica është futur në zonën e rrezikshme pas disfatës nga Hysi.

Hysi – Drenica 4:1

Hysi ka shënuar fitore të dielën në Merdar ndaj Drenicës, me rezultat 4:1 në kuadër të xhiros së 25-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës, në futboll. Me këtë fitore, skuadra llapjane i ka rritur gjasat për mbijetesë, derisa Drenica ndeshjet e ardhshme duhet t’i shfrytëzojë maksimalisht për ta siguruar mbijetesën. Golin e parë për Hysin e ka shënuar Gëzim Gashi në minutën e 17 të takimit. Kurse rezultatin në 2:0 për ekipin nikoqir i vuri Enis Zabërxha në minutën e 70 të ndeshjes. I njëjti futbollist shënoi edhe në minutën e 78 për rezultat 3:0. Ndërsa golin e vetëm për Drenicën e ka shënuar Taulant Dajaku për ta ngushtuar epërsinë në 3:1. Ndërsa Hysi shënoi gol në fund të takimit nëpërmjet Enis Zabërxhës, nga penalltia, për të cilin ishte goli i tretë në këtë takim.

Besiana – Trepça ’89 0:5

Besiana ka pësuar humbje të thellë në shtëpi nga Trepça ’89, me rezultat 0:5, e cila humbje kësaj skuadre ia ka zvogëluar në minimum gjasat për mbijetesë. Trepça ’89 serinë e golave e ka filluar në minutën e 17 nëpërmjet Lindrit Misinit. Epërsinë e kësaj skuadre në 0:2 e ngriti Sahiti në minutën e 52-të të ndeshjes. Dy minuta më vonë, Misini shënoi sërish për ‘Xehetarët’, duke e çuar rezultatin në 0:3. Por edhe Sahiti e shënoi edhe një gol për epërsi 0:4. Ndërsa golin e fundit për mitrovicasit e realizoi Syla për epilog përfundimtar, 0:5.

Gjilani – Istogu 3:0

Istogu, sipas të gjitha gjasave, vitin e ardhshëm do të garojë në një rang më të ulët të garave, pasi u mposht si mysafir i Gjilanit me rezultat 3:0. Golin e parë për Gjilanin e ka shënuar Feriz Frangu në minutën e 23-të. Epërsinë në 2:0 për vendasit e ngriti Liridon Hasani në minutën e 61-të, nga penaltia, kurse rezultatin përfundimtar në 3:0 për Gjilanin e vuri i njëjti futbollist, në minutën e 90 të takimit.

Flamurtari – Kosova (V) 0:0

Flamurtari dhe Kosova e Vushtrrisë i kanë ndarë pikët në duelin e tyre, pasi ky takim ka përfunduar pa gola. Marrë në tërësi, ndeshja ishte e baraspeshuar nga fillimi i saj e deri në fund dhe ishte e karakterizuar me pak raste shënimi. Në këtë mënyrë, publiku i pranishëm nuk ishte i kënaqur me lojën e aplikuar nga të dyja këto ekipe.

Besa – Drita 3:2

Besa e ka mposhtur skuadrën tashmë të larguar nga Superliga, Dritën, me rezultat 3:2. Skuadra mysafire kaloi në epërsi prej 0:1, në minutën e 24-t me golin që e shënoi Visar Sermaxhaj. Kurse rezultatin në 1:1 për Besën e barazoi Haxhi Zeka në minutën e 27, nga penalltia. I njëjti futbollist e kaloi Besën në epërsi prej 2:1 në start të pjesës së dytë. Mulliqaj shënoi gol në minutën e 62-të të ndeshjes, për ta rritur avantazhin e Besës në 3:1. Ndërsa mysafirët deri në fund të ndeshjes nuk kanë mundur të bëjnë më tepër, përpos zvogëlimit të rezultatit në 3:2 me golin që e shënoi Aliu.

Trepça – Prishtina 3:0

Lideri i Superligës, Prishtina, assesi nuk po arrin t’u kthehet fitoreve. Pas barazimit me Gjilanin në shtëpi, bardhekaltrit janë mposhtur me rezultat 3:0 si mysafire e Trepçës në Mitrovicë. Golin e parë për ‘Xehetarët’ e ka shënuar Sheremet Jusufi në minutën e 45-të të ndeshjes. Rezultatin në 2:0 për Trepçën e vuri Shkupolli, në minutën e 68 të takimit, derisa golin e fundit e shënoi sërish Jusufi, në minutën e 88 për rezultat përfundimtar 3:0.

2 Korriku – Ferizaj 3:4

Ferizaj i ka rritur ambiciet për të mbijetuar, pasi e ka mposhtur në udhëtim 2 Korrikun me rezultat 3:4. Skuadra vendase ka kaluar e para në epërsi prej 1:0 me golin e shënuar nga Arton Selimi, në minutën e 45-të. Ndërsa Ferizaj e ka barazuar rezultatin në 1:1, vetëm katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë, me golin që e shënoi Labinot Lubishtani. Tre minuta më vonë, Ferizaj kaloi në epërsi prej 1:2 me golin e Fitim Sadriut. Por 2 Korriku u rikthye në lojë në minutën e 58, pasi barazoi rezultatin në 2:2 nëpërmjet Besim Ademit. Në minutën e 60, Ferizaj kaloi sërish në epërsi prej 2:3 me golin e Abdyl Halitit. Tetë minuta më vonë, Agron Istrefi shënoi edhe një gol për Ferizajn, duke e rritur epërsinë e kësaj skuadre në 2:4. Në minutën e 70, 2 Korriku e ka ngushtuar epërsinë në 3:4, me të cilin rezultat edhe përfundoi takimi. Golashënues ishte sërish Besim Ademi.


Tabela

1. Prishtina 25 20 52
--------------------------------------
2. Besa 25 8 41
3. Trepça 25 0 41
4. Flamurtari 25 0 40
5. Gjilani 25 7 38
6. Vëllaznimi 25 6 38
7. Kosova (V) 25 6 36
8. Trepça ’89 25 5 36
9. Drenica 25 5 35
10. Hysi 25 11 34
---------------------------------------
11. Ulpiana 25 -1 33
12. Ferizaj 25 -4 33
13. Istogu 25 -12 26
14. Besiana 25 -26 26
15. Drita 25 -10 23
16. 2 Korriku 25 -12 23

_________________
I am the King

Try to be Good

ALL-Llah is the greatest!
avatar
xsas
Super Moderator
Super Moderator

Male
Numri i postimeve : 159
Sa vjeq\e jeni : 28
Nga jeni : Karaçeva
Hobi juaj : Basketbolli
Sheno vendodhjen tënde : N'mission ne Saturn
Reputacion : 0
poenat : 320025
Data e rexhistrimit : 17/03/2009

http://www.sami-keka.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi