WWW.XONINET.NICETHEME.COM
October 2017
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     

Calendar Calendar

Top posters
xoninet (330)
 
xsas (159)
 
stv2008 (56)
 
007 (10)
 
rida (7)
 
geni (3)
 
cari (1)
 
hacker (1)
 
besfort halimki (1)
 
ramizisia (1)
 

Sondazh
Statistikat
Forumi ka 74 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri ardian

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 553 artikuj v 432 temat
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search


Festojnë Inter & Barcelona

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

default Festojnë Inter & Barcelona

Mesazh nga xsas prej Mon 18 May 2009, 12:13

Festojnë Inter & Barcelona
Inter dhe Barcelona janë shpallur kampion në Serie A respektivisht La Liga ende pa prekur topin në ndeshjet e tyre të dielën. Për Nerazzurët ky është Scudetto i 17-të në histori të klubit dhe i katërti i njëpasnjëshëm. Ndërsa, gjiganti katalan festoi titullin e 19-të dhe të dytin brenda një jave pas triumfit në Copa del Rey.

Inter mbrojti titullin tre ndeshje para përfundimit të sezonit në Serie A pasi rivali i tyre i qytetit dhe përcjellësi i parë, Milan shfaqi një paraqitje të dobët dhe u mposht 2-1 në Udinese të shtunën.

Triumfi i Nerazzurëve – në sezonin e parë nën drejtimin e Jose Mourinhos – është i katërti me radhë dhe i 17-ti në përgjithësi. Kampionët kanë shtatë pikë epërsi ndaj Milanit që duhet të zhvillojë edhe dy ndeshje deri në fund të kampionatit.

Tifozët menjëherë mbushën sheshin Piazza Duomo në qendër të Milanos duke valuar flamuj në kremtimin e titullit ndërsa televizionet treguan pamje të futbollistëve të Interit duke kërcyer dhe kënduar së bashku në kampin stërvitor.

Mourinho tani ka fituar tituj me Porton, Chelsean dhe Interin.

“Jam paksa i zemëruar sepse ekipi tani do të duhej të ishte në gjumë, por ata vendosën që me autobus të nisen në Milano. Por, e kuptoj dëshirën e tyre për të festuar”, tha ai në shaka për uebfaqen zyrtare të Interit (www.inter.it).

“Nga ana ime, ende nuk ndihem simbol i Interit. Kemi ende punë për të bërë. Do të mundohemi ta bëjmë vitin e ardhshëm”, shtoi ai.

Humbja e Milanit i dha presidentit të Interit, Massimo Moratti një arsye shtesë për festë në ditëlindjen e tij të 64-të.

“Është hera e parë që e festoj ditëlindjen duke fituar Scudetton. Ata bënë shumë mirë që më kanë dhuruar këtë dhuratë. E kemi fituar titullin me meritë. Mourinho tashmë ka fituar në Angli, ndërsa tani e bëri këtu me ne, i vetmi trajner i huaj në Itali”, tha Moratti i cili shtoi se shpreson që sulmuesi Zlatan Ibrahimovic do të mbetet në klub.

Ylli suedez duket se iu ka përgjigjur thirrjes.

“Do të fitojmë gjithçka vitin e ardhshëm”, u shpreh ai.

Ndërsa, Barcelona fitoi titullin e tyre të 19-të në La Liga të shtunën pa e prekur topin kur përcjellësi i parë, Real Madrid u mposht 3-2 në Villarreal.

Robert Pires, Cani dhe Joan Capdevilla shënuan për vendasin, duke i dhuruar Barcelonës titullin e dytë brenda një jave pas triumfit të gjigantit katallan në Copa del Rey të mërkurën.

Barcelona mund të fitojë edhe titullin e tretë nëse mposht Manchester Unitedin në finalen e Ligës së Kampionëve në Romë me 27 maj.

“Personi i parë të cilin e kam uruar është trajneri Pep Guardiola, ndërsa i kam dërguar mesazhe edhe gjithë ekipit”, deklaroi presidenti i Barcelonës, Joan Laporta për televizionin e klubit.

“Ata kanë zhvilluar një sezon të shkëlqyeshëm, njëri prej më të mirëve në histori të Barcelonës. Jam i bindur se mund të arrijnë edhe më tepër këtë sezon, për shembull rekordin e ligës prej 107 golave të shënuar”, shtoi ai.

Barcelona ka shënuar 103. Real ka 78 pikë dhe dy ndeshje për ti zhvillua, tetë pikë prapa Barcelonës.

_________________
I am the King

Try to be Good

ALL-Llah is the greatest!
avatar
xsas
Super Moderator
Super Moderator

Male
Numri i postimeve : 159
Sa vjeq\e jeni : 28
Nga jeni : Karaçeva
Hobi juaj : Basketbolli
Sheno vendodhjen tënde : N'mission ne Saturn
Reputacion : 0
poenat : 314025
Data e rexhistrimit : 17/03/2009

http://www.sami-keka.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi